Fjalë Kyçe

Cilat janë tri opsionet e rrezikshme për Kosovën?

Cilat janë tri opsionet e rrezikshme për Kosovën?

Opsioni për ndërrim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur përfundimisht pavarësisht mesazheve të qarta që dolën në Samitin e Berlinit.

Këtë ide vazhdon ta shtyjë përpara presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Analistët politikë vlerësojnë se përpos idesë për korrigjim të kufijve, opsion i rrezikshëm për vendin mbetet Asociacioni i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ose autonomia për veriun, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht mesazheve të qarta që mori në Samitin e Berlinit për moslëvizje të kufirit Kosovë – Serbi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon të mos heqë dorë nga ideja për korrigjim të kufirit mes dy vendeve.

Një gjë të tillë kreu i shtetit nuk ka lënë pa e përmendur edhe në Tiranë, gjatë një takimi që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, i cili u mbajt gjatë ditës së djeshme.

Përmes deklarimit të tij Thaçi tha se në takim me Ramën është diskutuar për nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike.