Fjalë Kyçe

Dënohet kosovarja për vrasjen e një djali serb në Bosnjë

Dënohet kosovarja për vrasjen e një djali serb në Bosnjë

Gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë ka shqiptuar sot dënimin prej 10 vitesh burg për Elfeta Veselin, e cila akuzohej për vrasjen e djalit 12 vjeçar të Slobodan Stojanoviç.

Lidhur me këtë rast, Sakib Haliloviç është liruar nga akuzat që rëndonin mbi të se kishte parë vrasjen e 12 vjeçarit dhe s’kishte ndërmarrë asgjë për parandalimin e këtij rasti, shkruan mediumi serb Blic.

Bazuar në dëshmitë dhe ekspertizën mjekësore lidhur me rastin, Gjykata erdhi në përfundim se Veseli kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej, shkruan Periskopi

Ajo akuzohej se në vitin 1992, në Bosnje kishte torturuar djalin e nacionalistit serb, Sllobodan Stojanoviç.

Dënimi ndaj Elfete Veselit do të ketë parasysh edhe qëndrimin në paraburgim të saj që nga marsi i vitit 2017, si dhe kohën e kaluar në ndalimin që iu bë në Zvicër nga ku u ekstradua.

Pala mbrojtëse ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.