Fjalë Kyçe

Deputeti gjerman: Kosova të formojë sa më shpejtë Qeverinë

Deputeti gjerman: Kosova të formojë sa më shpejtë Qeverinë

Nikolas Lobel, deputeti gjerman që vjen nga CDU parti kjo e kancelarës gjermane Angela Merkel, ka kërkuar që dy partitë e para të zgjedhjeve të 6 tetorit të përfundojnë sa më shpejt negociatat, në mënyrë që të formohet Qeveria e re.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Lobel ka bërë thirrje që VV e LDK të vendosin sa më parë për koalicionin dhe të krijohet Qeveria.

Ai në këtë postim thotë se vendimi i popullit të vendit më 6 tetor, duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike.

Sipas tij, kjo është mënyra që Kosova të ketë sundim të ligjit dhe më pas t’i hapet rrugë për të ardhmen europiane dhe jetesë më  të mirë për kosovarët, përcjell Gazeta Metro.

https://twitter.com/NikolasLoebel/status/1217017596291223552

“Është koha që të përfundojnë negociatat që të formohet Qeveria e re në Kosovë. Vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokraci që u shpreh më 6 tetor duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike, si dhe sundimi ligjit t’i sigurojë vendit një të ardhme europiane dhe jetesë më të mirë për kosovarët”, ka shkruar ai

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit nxorën si parti të para VV’në dhe LDK’në, ndërsa tre muaj nga përfundimi i tyre, Kosova ende mbetet pa Qeveri.

Krerët e dy partive, Albin Kurti e Isa Mustafa, pas dhjetra takimeve nuk po arrijnë të merren vesh dhe t’i ndajnë pozitat qeverisëse mes vete.

Ndërkaq mbrëmë VV i bëri një ofertë të re LDK’së, ku përfshihet këtu edhe rritja e numrit të ministrive që dikur e kundërshtonin fuqishëm.

Partia e Isa Mustafës ka thënë se është duke e shqyrtuar këtë oferte, e cila sipas tyre, përmban ‘ndryshime të vogla.