Fjalë Kyçe

Donika Gërvalla: Turp në dorë të kujt ka mbetë LDK, nga Ibrahim Rugova tek Isa Mustafa, nga Fehmi Agani tek Agim Veliu…

Donika Gërvalla: Turp në dorë të kujt ka mbetë LDK, nga Ibrahim Rugova tek Isa Mustafa, nga Fehmi Agani tek Agim Veliu…

Zyrtarja e LDK-së, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj zyrtarëve të partisë së saj që nuk po e bëjnë qeverinë me VV-në.Ajo ka theksuar se i vie turp se në duart e kujt ka mbetur Lidhja Demorkatike e Kosovës, raporton Gazeta Blic.“Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof. Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë i saj:Turp!Sa turpërohem kur e shoh se në dorë të kujt e lamë partinë, e cila me kaq mençuri, guxim dhe largpamësi i udhëhoqi shqiptarët në Kosovë drejt lirisë dhe pavarësisë.

Skuqem para gjeneratave të reja për veprimet e klanit tërësisht të papërgjegjshëm në krye të kësaj partie.Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof. Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin.

Mjerë ai popull që ende pret diçka prej tyre!Ndësa lideri i LDK-së, Isa Mustafa sot tha se nuk tërhiqen nga posti i kryetarit të Kuvendit.Ai madje, tha se VV po negocion me stilin e aktit të kryer.