Fjalë Kyçe

Duda Balje formon subjekt të ri politik

Duda Balje formon subjekt të ri politik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila dha dorëheqje nga DBS-ja për të vazhduar si deputete në kuadër të 6+, tashmë ka formuar partinë e vet.

Subjektin e ri politik e ka bërë të ditur për media vet ajo. SDU, Unioni Social Demokratik, është partia në krye me Baljen, transmeton Koha.net.

“Po shkruajmë për t’ju informuar për fillimin e funksionimit të subjektit politik të regjistruar rishtazi – Unioni Social Demokratik (SDU). Partia u formua nga një numër i madh i njerëzve që po mendojnë njësoj, me qëllimin e përbashkët për të siguruar diçka ndryshe në arenën tonë politike, për të rikthyer fuqinë politike te njerëzit nga të cilët vjen, për të devijuar aktivitetet politike në interesin e drejtpërdrejtë të njerëzve dhe jo nga një numër i vogël personash”, shkruan Balje në Facebook.

Unioni ynë i ri Social Demokratik, shkruan Balje, është një parti e atyre që ndajnë të njëjtat ide, të atyre që do të punojnë për të bërë ndryshimet që duhen ndryshime, jo të atyre që thjesht flasin për to.