Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Durrës.
Një burrë ka rënë nga objekti në ndërtim, duke gjetur vdekjen.
Abc News raporton se viktima rezulton të jetë roje i një pallati në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Currilave. Dyshohet se i ndjeri, Thoma Ruçi , 60 vjeç ka rënë nga kati i 6-të, pasi është trembur nga termeti.