Fjalë Kyçe

Edhe ish-numri dy i SHIK-ut ftohet nga Gjykata Speciale

Edhe ish-numri dy i SHIK-ut ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-zëvëndësi i Kadri Veselit në SHIK, Elmi Reçica, ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Siç raporton Indeksonline, dikur numri dy i SHIK-ut, tash deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica është i ftuari i radhës i Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Insajderi ka tentuar ta kontaktojë Reçicën përmes telefonit të premten, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Reçica ishte Zëvendës i Kadri Veselit në SHIK. Ai është pjesë e Parlamentit në disa mandate ndërsa ka udhëhequr edhe komisione parlamentare.

Ish-Zëvendësi i Veselit në SHIK ka marrë 17 mijë e 850 vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërkaq, Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar vet Gashi ku ka bërë të ditur se do të intervistohet si i dyshuar.

“Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar Gashi.