Ka ardhur edhe ftesa e radhës nga Gjykata Speciale.
Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për ish-komandantin e Brigadës 125, Nehat Basha.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Gucatit pa ndërhyrje:
Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale.
Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si gjdo luftëtar i drejt i UÇK’s.