Fjalë Kyçe

Gjykata shpall fajtorë pjesëtarët e grupit “Syri i Popullit”

Gjykata shpall fajtorë pjesëtarët e grupit “Syri i Popullit”

Aktgjykim dënues ka shqiptuar gjykata në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.

I pandehuri Avni Llumnica është gjetur fajtor në pretendimet e prokurorisë i cili me dashje, që i akuzuari Murat Jashari të vriste për hakmarrje të dëmtuarin Azem Vllasin, i kishte dhënë ndihmë Jasharit në kryerjen e veprës penale, raporton Koha Ditore.

Llumnica është gjetur fajtor edhe për veprën penale e dhunimit për kohën kur është dërguar në qendrën e paraburgimit. Llumnica është dënuar me 12 vjet burgim. Llumnica pas marrjes së vendimit ka thirrur ‘tradhti’, më pas ka fyer trupin gjykues ,e ç’rast policia e ka nxjerrë jashtë.

Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burgim, Halim Halimi 3 vjet, Behxhet Luzha është dënuar me 2 vjet, Bajrush Konjusha me 3 vjet. Gjykata ka gjetur fajtor edhe Murat Jasharin, por për shkak të gjendjes shëndetësore të tij ai do të dërgohet për mbajtje në trajtim të detyrueshëm psiqik në kohëzgjatje prej 10 vjetësh. ndërsa është refuzuar aktakuza ndaj Sabit Berisha dhe Lirije Luzha.

Sipas kryetares se trupit gjykues, Naime Krasniqj Jashanica të pandehurit Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topalla, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha, më 15 maj 2017, si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturin ‘Avni Rrustema’ diku në një shtet të Evropës kishin filluar aksionet e kundërligjshme me qëllim që të destabilizonin ose shkatërronin strukturat themelore politike, ekonomike dhe kushtetuese të Republikës se Kosovës.