Fjalë Kyçe

Grenell dhe Kosnett i shkojnë në zyre Kurtit

Grenell dhe Kosnett i shkojnë në zyre Kurtit

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka arritur në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aty ai do të takohet me kreun e këtij subjekti, Albin Kurti.

Në këtë takim ai do të jetë i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Grenell ka bërë të ditur se pyetjeve të gazetarëve do t’u përgjigjet pas takimit, teksa më vonë do të takohet edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Grenell u takua edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi nga ku lëshoi deklarata të qarta për dialogun dhe rrugën që duhet ta marrë Kosova në drejtim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.