Fjalë Kyçe

Grenell në Beograd: Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër Pavarësisë së Kosovës

Grenell në Beograd: Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër Pavarësisë së Kosovës

Pas vizitës që e zhvilloi në Prishtinë, i dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Richard Grenell, ka vizituar sot edhe Beogradin.

Gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se ka një periudhë të shkurtër kohore për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan blic.rs.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikanë janë bllokuar në mënyrën e tyre të vjetër të menduarit dhe duanë të debatojnë për gjithçka”.

“Le të hiqet taksa dhe unë do të insistojë që Serbia të ndalojë fushatën, kjo duhet të ndodh në të njëjtën kohë”.

“Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë – njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”.