Fjalë Kyçe

Molliqaj jep versionin e tij se çka ndodhi me Haki Abazin pas emisionit Pressing

Molliqaj jep versionin e tij se çka ndodhi me Haki Abazin pas emisionit Pressing

Dardan Molliqaj i PSD’së ka dhënë versionin e tij rreth asaj që ka ndodhur pas përfundimit të emisionit Pressing.

Haki Abazi i Vetëvendosjes ka thënë se Molliqaj e ka sulmuar pas debatit të ashpër që kishin.

Këtë e mohon kandidati për deputet nga PSD’ja.

Shkrimi i plotë i Molliqajt:

Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.

 

————————

Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj rrihen pas debatit televiziv

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj I PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit.

Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike.

Autori I emisionit, Leonard Kerquki, ka thënë se i vjen keq për cka ka ndodhur pas emisionit.