Fjalë Kyçe

Haradinaj: Dialogu nuk duhet të kushtëzohet

Haradinaj: Dialogu nuk duhet të kushtëzohet

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i pari i kësaj partie Ramush Haradinaj ka folur edhe për Samitin e Berlinit.

Ai përsëriti edhe një herë se në Samit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macronn kanë kërkuar suspendimin e taksës 100 për qind për mallrat serbe.

“Në pjesën e parë të Samitit kemi folur unë dhe presidenti Hashim Thaçi, kjo pjesë ka kaluar në frymën e qartësimit të pozicioneve. Në pjesën e bisedave direkte palë me palë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez,Emmanuel Macronn kanë kërkuar nga unë mundësinë e suspendimit të taksës dhe lehtësimit të dialogut, dhe aty kam shpjeguar se si unë si i pari i Qeverisë jam detyruar çdo ditë të shkojë në vende ku kanë ndodhur masakra në Kosovë nga forcat serbe dhe pse është një situatë të tillë e më shumë dhimbje unë kam ardhur në takim dhe pa asnjë kusht. Dhe kështu jam mbrojtur për mos heqjen e taksës”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj theksoi përsëri se në Samitin e Berlinit, presidenti i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kanë kërkuar heqjen e taksës.

“E vërtetë është që edhe presidenti Rama dhe Thaçi kanë kërkuar nga unë që të suspendoj taksën dhe të kem mirëkuptim ndaj kancelares Merkel dhe presidentit francez Macronn. Kjo ka qenë e vërteta e zhvillimeve atje”, tha ai.

Haradinaj tha se do të ishte më mirë sikur pala kosovare të shkonte me një qëndrim në Samitin e Berlinit, dhe që dialogu nuk duhet të kushtëzohet.