Fjalë Kyçe

Haradinaj: LDK dhe VV kanë futur ‘veshët në lesh‘

Haradinaj: LDK dhe VV kanë futur ‘veshët në lesh‘

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se ata që kanë qenë të involvuar në çështjen e diskutimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kanë dashur ta zhbëjnë Kosovën, duke kundërshtuar vendimin e GJND-së.

Kritik është treguar edhe ndaj LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilat tha se i kanë futur veshët në lesh.

Këto komente Haradinaj i bëri në mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë të AAK-së, ku tha se opozita në këtë drejtim është treguar indiferente, duke u marrë më tepër me rrëzimin e qeverisë.

Ai tha se kundërshtimi i tij për të hapur çështjen e kufijve, është provuar që të përdoret si një “fakt se Ramushi i do luftërat”.

E dhënia e vizës për të nga Amerika, pas një refuzimi të mëhershëm, Haradinaj tha se është mesazh për të gjithë ata që mendojnë se me deklarata të tilla e mashtrojnë SHBA.