Fjalë Kyçe

Haxhiu i përgjigjet Muhaxherit: Deklaratat e tilla nuk ndihmojnë për arritjen e marrëveshjes

Haxhiu i përgjigjet Muhaxherit: Deklaratat e tilla nuk ndihmojnë për arritjen e marrëveshjes

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratat e anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka thënë se VV ka afat deri të dielën që të pranojë ofertën e LDK-së, përndryshe nuk do të ketë koalicion përfundimisht mes këtyre dy subjekteve.“Deklaratat e tilla nuk ndihmojnë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Haxhiu në T7.

Tutje Haxhiu ka thënë se VV ka lëshuar pe shumë gjatë negociatave me LDK-në, dhe arritjen e një programi të përbashkët.Po ashtu Haxhiu ka thënë se negociatat mes dy subjekteve kanë vënë standart të ri në politikën vendore.