Fjalë Kyçe

IHMK njofton se çfarë moti do të mbretërojë gjatë ditës së diel

IHMK njofton se çfarë moti do të mbretërojë gjatë ditës së diel

Moti ‘i mirë’ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.