Fjalë Kyçe

Ja çka tha Ilir Meta për dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i Shtetit shqiptar, Ilir Meta në përfundim të samitit të Brdo-Brujinit shprehet se do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për tu riangazhuar në dialog me Serbinë.

Sipas tij një proces konstruktiv ka potencial për marrëveshje përfundimtare.

“Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit”, shprehet Meta.