Fjalë Kyçe

Kadri Veseli udhëton drejt Hagës: Historia e UÇK-së është historia e së drejtës së popullit të Kosovës

Kadri Veseli udhëton drejt Hagës: Historia e UÇK-së është historia e së drejtës së popullit të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është nisur sot për në Hagë, në kuadër të ftesës nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar më 10 dhjetor.

Në një adresim për media, ai tha se Gjykata Speciale, është sfidë përballë krimeve makabre serbe, ndërsa është shprehur se ndjehet krenar që i shërbeu vendit si pjesëtar i UÇK-së, njofton Klan Kosova.

”Gjykata Speciale është sfidë, përballë krimeve makabre serbe, por të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e popullit tonë, luftës së UÇK-së”.

”Çdo luftëtarë i lirisë është krenarë që ka pasur fatin ti shërbejë atdheut të vet”.

”Me asnjë gjë nuk e ndërrojë asnjë pjesë të asaj jete krenare. Historia e UÇK-së, është historia e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.