Fjalë Kyçe

Kanoset gjyqtari Sabit Sadikaj, reagon KGjK

Kanoset gjyqtari Sabit Sadikaj, reagon KGjK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, (KGjK) ka dënuar ashpër kanosjen ndaj gjyqtarit të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Sabit Sadikaj.

“Këshilli, shpreh shqetësim për këtë akt të kundërligjshëm dhe qëndron pranë gjyqtarit, Sadikaj dhe çdo gjyqtari tjetër duke i mbështetur fuqishëm ata në ushtrimin e detyrave të tyre. Aktet e tilla të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht”, thuhet në njoftimin për media.

KGjK-ja, vlerëson se sulmet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve sikurse edhe rasti i fundit janë të papranueshme dhe kanë për qëllim pengimin e punës së gjyqtarëve, ushtrimin e ndikimit mbi ta si dhe krijimin e presioneve dhe pasigurisë në pengimin e funksionimit të rregullt të gjykatave.