Fjalë Kyçe

Kërkohet dënim për avokatin që mashtroi klientin në Gjilan

Kërkohet dënim për avokatin që mashtroi klientin në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot ka ngritur aktakuzë ndaj I.R., nën dyshimin për vepër penale mashtrim, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2017/18, avokati I.R., me qëllim të përfitimit pasuror ka mashtruar M.B., duke i fshehur faktet se ndaj saj nuk do të paraqitet kërkesë për paraburgim, duke e mashtruar se procesi gjyqësor do të përfundonte në mënyrë pozitive dhe ajo do të lirohej, me ç’rast si kundërshpërblim merr 10,000 euro.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale, si dhe ndaj tij të shqiptojë edhe dënimin plotësues – ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.