Fjalë Kyçe

Klubi njofton se janë gjendur personat e zhdukur në malet e Lubotenit

Klubi njofton se janë gjendur personat e zhdukur në malet e Lubotenit

Klubi Alpin Prishtina njofton se të dy personat e raportuar sit ë zhdukur janë gjetur shëndosh e mirë, dhe se tani janë rrugës për në Prishtinë.

Të dy kishin qenë pjesë e një grupi të alpinistëve që po ngjiteshin në malet e Lubotenit.

“Ju njoftojmë se janë gjetur dy personat e humbur në malet e Lubotenit. Janë plotësisht në gjendje të mirë dhe pas pak nisemi për Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“I falënderojmë Policinë e Kosovës, Ekipin e FSK, punonjësit e Pylltarisë së Kaçanikut, si dhe gjithë ata që kontribuuan në këtë kërkim/shpëtim”.