Fjalë Kyçe

Komuna e Podujevës mban peng që një vit e gjysmë Rregulloren për këshillat e fshatrave

Komuna e Podujevës mban peng që një vit e gjysmë Rregulloren për këshillat e fshatrave

Shoqëria Civile kërkon Procedimin e “Rregullorja për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet urbane në territorin e Komunës se Podujevës”

Sot Organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në komunën e Podujevës dorëzuan kërkesën për Kryetarin z.Agim Veliu dhe Kryesuesin e kuvendit z.Fatmir Gashi, për të proceduar për MIRATIM në Kuvend të: Rregullorës për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane.

Kjo rregullore është bllokuar nga Ekzekutivi, tani mbi një vit e gjysmë ( nga qershori 2018) dhe ka mbajtur peng funksionimin e rregullt dhe të drejt të këshillave të Fshatrave, Vendbanimeve dhe Lagjeve Urbane.

Gjatë tërë vitit në çdo aktivitet, debat publik,tryeza diskutimi,paraqitje mediale, etj. Është kërkuar nga qytetarët dhe shoqëria civile dhe partit opozitare, procedimi i kësaj rregullorje.

Presim reflektimin e zyratrëve përgjegjës për të dërguar për miratim të kësaj rregulloreje, gjithashtu zotohemi për të ndërrmar veprime tjera legjitime nëse vazhdon heshtja në këtë dretjim.

Organizatat mbështëtse të kësaj kërkese: Rrjeti- Demorkacia Fillon Këtu-DFK, Sundimi i Demokracisë në Kosovë-SDK,  Organizata “OAKTIV”, Kosovo Center for Democracy – KCfD, Organizata “QENDRIMI” (nga komunitetet), Iniciativa për Ide dhe Alternativa-IIA.