Fjalë Kyçe

Kongresisti amerikan kërkon formimin më të shpejtë të Qeverisë

Kongresisti amerikan kërkon formimin më të shpejtë të Qeverisë

Kongresisti Engel komentoi zhvillimet në Kosovë Kongresisti amerikan Eliot Engel komentoi zhvillimet politike në Kosovë. Tha se pret të krijohet qeveria e re e Kosovës sa më shpejt, sepse sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kane më të lehte të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.

Kongresisti Engel tha se komuniteti shqiptar në Bronks dhe SHBA janë shembulli më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane.

“Janë pasqyrimi më i pastër i asaj ëndrre dhe Amerikës. Kur Herri Bajraktari erdhi tek unë para 30 vjetëve nuk e kam ditur se do të ma ndryshonte jetën”, ka thënë Engel në restaurantin “Çka ka qëllu” në një tubim, transmeton RTV21.

Tutje, Engel tha se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë sa më shpejt.

“Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet që ta njohin sa më parë”, ka thënë Engel duke falënderuar për përkrahjen.

Ndërsa lidhur me formimin e qeverisë Kosova duhet të krijohet qeveria sa më shpejt. “Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës”, ka thënë Engel.

“Rri me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik”, shtoi Engel.