Fjalë Kyçe

Kosnett nuk merr pjesë në takimin Kurti-Mustafa

Kosnett nuk merr pjesë në takimin Kurti-Mustafa

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, aty ku pritet të zhvillohet takimi i radhës i VV-së dhe LDK-së, në prezencë të ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, nuk është parë edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Për dalim nga ambasadorët e vendeve tjera të QUINT-it që sapo kanë hyrë në Kuvend bashkë me shefen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, Kosnett nuk është parë, të paktën nën shoqërimin e tyre.

Takimi mes VV-së e LDK-së ka pasur të nis në orën 17:00, por ai është shtyrë për një orë derisa aty kanë shkuar disa nga ambasadorët e ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje.