Fjalë Kyçe

Kosova bëhet me Institut Diplomatik Ndërkombëtar

Kosova bëhet me Institut Diplomatik Ndërkombëtar

Nga sot Kosova është bërë me Institutin Diplomatik Ndërkombëtar, dega e të cilit është hapur në Prishtinë.

Presidenti i këtij instituti, Paolo Giordani tha se do të ndihmojnë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Ai tha se në Kosovë nuk ka ardhur për të marrë para, por për të ofruar kontributin e tyre në afrimin e vendit me Evropën.

Giordani tha se sot në takimin që ka pasur me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi u dakorduan që të bashkëpunojnë për zhvillimin e kulturës.

Ndërsa, kryetari i Institutit Diplomatik Ndërkombëtar, dega në Prishtinë, Ragip Berisha, shpreson që punën e mirë të institutit ta vazhdojnë në Kosovë me qëllim që vendi të ecë përpara.

Fjalë rasti në këtë inaugurim mbajti edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Çerkin Dukolli, i cili tha se instituti do të sjellë përvoja të reja në shoqërinë kosovare.

“Istituto Diplomatico Internazonale”, i cili degën e tij kryesore e ka në Romë të Italisë, është hapur në vitin 1994 dhe vepron në rreth 30 qendra botërore.