Fjalë Kyçe

Kosovari kërkon makineritë e vjedhura nga serbët

Kosovari kërkon makineritë e vjedhura nga serbët

Gjigolli kontribuonte në përmirësimin e infrastrukturës së Gardës së Kosovës gjatë luftës, raporton T7

Në punishten e tij mban mirënjohjen që kishte marrë për përmirësimin e insfrastrukturës së Gardës së Kosovës, gjatë luftës.

Megjithatë, dekada pas asaj periudhe, punëtoria e Ismajl Gjigollit nuk është e njëjtë.

Ai thotë se ushtarët serbë kishin marrë gjithë aparaturat me të cilat ai punonte.

Madje shprehet se i njeh edhe personat që kishin marrë nga ai gjithë makineritë, të cilat sipas Gjigollit kishin vlerë mijëra euro, raporton T7.

E të gjitha pajisjet të cilat thotë se i mungojnë, i ka shkruar në një letër.

Për këto humbje që pretendon se i ka pësuar, thotë se ishte intervistuar edhe pas luftës. Por Ismail Gjigolli po kërkon patjetër drejtësi.

Këto ditë, thotë që është paraqitur në institucionet e drejtësisë, ku është intervistuar për orë me radhë.

Por nuk është se ka shumë shpresë se drejtësia do të vihet në vend.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, prej tyre 76 përqind civilë, Sot, 1668 persona mbeten ende të pagjetur, ndërsa dëme materiale vlerësohen se janë shkaktuar rreth 22 miliardë euro.