Fjalë Kyçe

Krasniqi ka një pyetje për Kurtin dhe Haradinajn

Krasniqi ka një pyetje për Kurtin dhe Haradinajn

Nënshkrimi i marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, i zuri të gjithë në befasi. Kjo marrëveshje u nënshkrua në ambasadën e SHBA-së në Berlin, teksa ajo u arrit në praninë e të deleguarit special të Donald Trump për dialogun Kosovë Serbi.

Për këtë marrëveshje ka reaguar edhe ish kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka shtruar pyetje për kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe të mandatarin për formimin e Qeverisë Albin Kurti.

Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:

KUSH E DINË? ÇKA JANË KËTO MARRËVESHJE ME NIVEL TË DISBALANCUAR QEVERITAR?

Disa pyetje për shefat në shkuarje dhe për ata në ardhje:

Kush e dinë nga kryezyrtarët e shtetit( Kryetari a Kryeministri), njëri në mandat e tjetri në detyrë, çka janë këto marrëveshje që po nënshkruhen në Berlin? A janë ata në dijeni?

Janë marrëveshje të arritura në mes dy vendeve të pavarura, vende që e kanë njohur njëri-tjetrin apo janë marrëveshje në mes shefit e vartësit të tij? Apo, ndoshta janë “marrëveshje” sipas Rezolutës 12.44? Populli duhet ta dijë.

Ata që po i nënshkruajnë marrëveshjet, a kanë pozicione ekuivalente zyrtare në vendet që i përfaqësojnë? A kanë ata zyrtarë barazfuqi zyrtare?

Çka janë duke menduar për marrëveshjet në fjalë, pretenduesit për fronin e Kryeministrit në ardhje? Apo ende janë pa fuqi zyrtare?

Marrëveshjet po nënshkruhen në mes shteteve sovrane apo (…) ? Po, pse kjo heshtje varri nga trimoshët tanë? Të cilët kur ndeshen mes veti, zjarr nga goja qesin, si kuçedra më kuçedrën në ndeshje.

Populli është duke pritur përgjigje: Nga të fuqishmet e politikës në shkuarje, por edhe nga, mendje hollët në ardhje?!

Dikush duhet të flas shqip, në gjuhën e unifikuar të viteve të shtatëdhjeta?! Por kush?

Apo, ndoshta përfaqësojnë gjuhën bastarde.