Fjalë Kyçe

Krasniqi: PDK-ja ishte boshti i krijimit të korrupsionit

Krasniqi: PDK-ja ishte boshti i krijimit të korrupsionit

Frashër Krasniqi, kandidat i PSD-së për deputet nga koalicioni PSD-AAK, ka thënë se është “gjoja nismë lufta për korrupsionin”, sepse po bëhet vetëm në kohë fushate.

Ka akuzuar PDK-në si partinë kryesore që ka ngjallë korrupsionin në Kosovë. E ka quajtur gjithashtu “bosht të krijimit të korrupsionit”.

“Janë edhe partitë tjera, por PDK-ja ishte boshti i krijimit të korrupsionit. PDK-ja e krijoi korrupsionin”, tha ai në Rubikon të KTV-së.

 Krasniqi, tha se PDK-ja është kallëzuar më e fuqishme se partitë tjera, sidomos karshi LDK-së, dhe ka instaluar korrupsionin nëpër institucione.

“Sot mundemi me fol tërë ditën se si PDK-ja është boshti i korrupsionit, por PDK-ja tash është e kaluar, mbetet në opozitë. Ky bosht i krijimit të korrupsionit do të rrëzohet”.

Krasniqi tha se “i vetmi subjekt që mund të bëjë projekte të mëdha për Kosovën është AAK-PSD”.

  “Ky bashkëpunim kur ka pasë bashkërendim ka arritë të bëjë projekte të mëdha, si rritja e pagave”.

Krasniqi, e ka lavdëruar Ramush Haradinajn e AAK-së.

“Me guximin e tij ndaloi ndarjen e Kosovës”.

 Ai ka thënë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë dashur ta krijojnë Ushtrinë e Kosovës, por ndaluan prej presioneve, dhe sipas tij, vetëm guximi i Haradinajt bëri që Kosova ta krijojë Ushtrinë.

Ka thënë se Vetëvendosja ka dështuar në shumë aspekte, përfshirë për korrupsionin.

“Kur e mori Vetëvendosja Prizrenin, asnjë dosje s’ndodhi, asnjë njeri nuk shkoi në burg për korrupsion. Filluan keqpërdorimet, punësimet partiake”.