Fjalë Kyçe

Kurti: Ende s’kemi vendosur për fatin e Ministrisë së Kulturës

Kurti: Ende s’kemi vendosur për fatin e Ministrisë së Kulturës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar mundësia e zvogëlimit të numrit të ministrive, porse nuk ka një vendim përfundimtar për fatin e Ministrisë së Kulturës.

Në këtë kontekst, Kurti ka thënë, gjatë një debati të organizuar nga platforma kulturore “Kultplus”, se nuk mund të thotë se si do të ishte një organizim strukturor i kësaj ministrie.

Më tej, kreu i VV’së ka thënë se institucionet e kulturës nuk duhet të kenë varësi nga ministria përkatëse, përcjell koha.net.

“Ne duam që të kemi institucione të Kulturës dhe ato të kenë buxhet të tyre dhe jo vetëm varësi nga Ministria e Kulturës. Posaçërisht Teatri Kombëtar dhe teatrot e qyteteve duhet që ta kenë buxhetin e vet”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, teatri i operës dhe baletit është i domosdoshëm që të themelohet, ndonëse ka ngecje në këtë drejtim prej 20-vjetësh.