Fjalë Kyçe

Ky është 19 vjeçari që u vra sot në Prizren

Ky është 19 vjeçari që u vra sot në Prizren

Një 19 vjeçar ka humbur jetën pasi sonte u plagos me thikë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime në një rast përleshje në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshuar ka kryer një kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë H.S, i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S i lindur në vitin 1994.

Viktima është E.K ndërsa mediat lokale tashmë kanë publikuar edhe fotografinë e tij.

Reporteri.net mëson se viktima është Elmir Kryeziu. Edhe në rrjetet sociale ku qytetarë nga Prizreni po shprehin ngushëllime kanë shkruar emrin e tij.

Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se janë përdorur në vrasje. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje ne afat prej 48 orë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.