Fjalë Kyçe

Ky është djali që po dyshohet se vrau dy prindërit në Prizren, gjendet në këtë vend

Ky është djali që po dyshohet se vrau dy prindërit në Prizren, gjendet në këtë vend

Mëngjesin i së mërkurës tronditi qytetin e Prizrenit, një ngjarje e rëndë ndodhi në familjen Hadri, një vrasje makabre po dyshohet se është kryer nga i biri i familjes, Adriatik Hadri, ai ka qëlluar me armë zjarri nënën dhe babain e tij në shtëpinë ku po banonin.

Gazeta Metro ka siguruar foton ekskluzive të të dyshuarit Adriatik Hadrit, i cili po dyshohet se ka vrarë nënën e tij, Suada Hadri dhe babain e tij, Durim Hadri.

Dy ditë pasi kishin ardhur nga Suedia për pushim në Kosovë, çifti është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit.

Dorasi i kësaj vrasje makabre po dyshohet të jetë pikërisht djali i tyre, Adriatik Hadri, 35 vjeçari i lindur në Gjakovë me 26 janar të vitit 1985.

Adriatik Hadri, ditën e vrasjes (20 janar) ka ikur nga shtëpia për në drejtim të Greqisë, por tani vendndodhja e tij gjendet në shtetin e Italisë sipas burimeve të Gazeta Metro.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë si dhe dy gëzhoja, të gjitha këto të përdorura gjatë aktit të vrasjes.

Nga Prokuroria dhe Policia e Kosovë kanë bërë të ditur për Gazeta Metro se po dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.

E gjithë kjo ngjarje e rëndë po dyshohet të ketë ndodhur dhe të ketë bërë vetëm një person, ai është djali i tyre Adritatik Hadri, i cili ka ikur nga Kosova me 20 janar.

Kujtojmë se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur me 20 janar, kurse trupat e viktimave janë gjetur dy ditë pas kësaj në shtëpinë e tyre ku banonin.