Fjalë Kyçe

Ky është polici që dyshohet se u verbua nga shpërthimi në Zhur

Ky është polici që dyshohet se u verbua nga shpërthimi në Zhur

Polici i Kosovës Sami Thaçi, ka mbetur i vdekur gjatë kryerjes së detyrës pas një shpërthimi me bombë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Ndërkohë dy policë të tjerë janë plagosur, e të cilët aktualisht po marrin tretman mjekësor në QKUK. Njëri nga policët ka marrë lëndime të rënda dhe dyshohet se është verbuar.

Bëhet e diyur se emri i policit është Artur Mrasori nga Prizreni, 32 vjeçar. Mësohet se Mrasori përveç syve, lëndime ka pësuar edhe në fytyrë, fyt dhe në kokë. Ndërkohë mjekët në QKUK janë në përpjekje që të paktën të arrijnë të ia shpëtojnë njërin sy.

Kujtojmë se Njësia Speciale e PK-së, konkretisht antidroga, zhvilloi një aksion në shtëpinë e Iran Badallit, i cili më pas u arrestua nga forcat e sigurisë.

Nga shpërthimi i mbrëmshëm i lënduar ka mbetur edhe fëmija 12- vjeçar i të dyshuarit.