Fjalë Kyçe

LDK-së propozimi i fundit i Vetëvendosjes i duket “i ngjashëm”

LDK-së propozimi i fundit i Vetëvendosjes i duket  “i ngjashëm”

Zyra për informim e LDK-së, nëpërmjet zëdhënësit Besian Mustafa në një sqarim për media ka bërë të ditur se kanë marrë një propozim të ri nga VV-ja.

Pa e sqaruar përmbajtjen e këtij propozimi, ky subjekt ka bërë të ditur se ai do të shqyrtohet ditëve në vijim.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.