Fjalë Kyçe

Lekaj jep detaje të negociatave në Berlin për linjen hekurudhore Kosovë-Serbi

Lekaj jep detaje të negociatave në Berlin për linjen hekurudhore Kosovë-Serbi

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka dhënë detaje të takimit që u zhvillua sot në Berlin, ku u negociua për detajet e marrëveshjes për të hapur trafikun hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lekaj në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se në takimin e organizuar nga ambasadori Richard Grenell, është diskutuar edhe për autostradën Prishtinë-Merdare.

Kujtojmë se pjesë përbërëse e delegacionit kosovar në Berlin ishin: Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

“Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Lekaj.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të ministrit Lekaj.