Fjalë Kyçe

Ministria shqiptare e Mbrojtjes thotë se nga tërmeti s’ka raportime për dëme

Ministria shqiptare e Mbrojtjes thotë se nga tërmeti s’ka raportime për dëme

Menjëherë pas tërmetit të para rreth një ore që tronditi Shqipërinë, ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes.

Kjo e fundit shpjegon se sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ishte me magnitudë 4.8 me thellësi 7 km.

Ndërkohë sipas IGJEUM, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në veri të fshatit Bubq, në Rrethin e Krujës. Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen dëme, raporton Tch.

Po ashtu njoftohet se komunikimi po vijon nga AKMC, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.