Fjalë Kyçe

Ndërhyrja e QUINT-it në negociata: Molliqaj godet VV-në i quan “Vetënënshtrim”

Ndërhyrja e QUINT-it në negociata: Molliqaj godet VV-në i quan “Vetënënshtrim”

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka goditur ish-partinë e tij Vetëvendosjen, pasi që kjo e fundit njoftoi për ndërhyrjen e ambasadorëve të Quintit në negociatat LDK-VV.

“Lëvizja Vetëvendosje u krijua dhe formësua në kritikën e saj ndaj ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në proceset e shtetndërtimit, të marrëveshjeve me Serbinë dhe të misioneve ndërkombëtare të sigurisë si UNMIK e EULEX”, shkruan Molliqaj.

“Por, VV dita ditës po transformohet në një parti tipike e Kosovës e cila përdor shantazhin, gënjeshtrën për premtime elektorale, ndryshimin e parimeve për çështje mbi të cilat i ka kritikuar gjatë historikut të saj dhe heshtjen përballë dy marrëveshjeve me Serbinë ku Kosova as nuk po përfaqësohet nga institucionet e saja”, shton ai për marrëveshjet e lidhura për linjën ajrore Prishtinë-Beograd si dhe atë të linjës së trenave që po pritet të nënshkruhet.

VV ende nuk ka pasur një reagim zyrtar për këto dy marrëveshje.

“Tani ajo po shkon edhe një hap më tutje. Pikërisht VV, e cila kritikonte thellësisht ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në krijimin e institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve demokratike apo përzgjedhjes së figurave shtetërore në mënyrë jo-demokratike, ajo po përfundon duke i ftuar ambasadorët e Quint-it në takim së bashku me partnerin e koalicionit. Vetëvendosje po shkel edhe parimin tek i cili është formuar e krijuar vetëm e vetëm që të arrijë të jetë në pushtet” .

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/2942847522403796