Fjalë Kyçe

Në këtë vit janë vendosur semaforët e parë në Prishtinë

Në këtë vit janë vendosur semaforët e parë në Prishtinë

46 vite më parë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, u vendosën semaforët e parë.

Ishte viti 1974 kur në Prishtinë u vendosën semaforët e parë, ani pse nuk kishte shumë qarkullim të madh të veturave.

Për herë të parë këta semaforë u vendosën tek udhëkryqi i Katedralës, ku ndodhen edhe sot aktualisht.

Në atë vit kjo pjesë e Prishtinës nuk kishte shumë ndërtime dhe ky udhëkryq dukej shumë bukur.

Kështu shihet edhe në një fotografi të publikuar nga ‘Prishtina e Vjetër’, e cila thuhet se daton nga ai vit kur janë vendosur semaforët.

Semaforët tjerë më pas janë vendosur edhe në udhëkryqe tjerë të kryeqytetit.

Si në udhëkryqin e Rilindjes dhe te Menza e Studentëve, të cilat ishin më të frekuentuarat në atë kohë në kryeqytet.