Fjalë Kyçe

Në Zvicër do të nisë përdorimi i taksës së udhëtimit, mësoni çmimet

Në Zvicër do të nisë përdorimi i taksës së udhëtimit, mësoni çmimet

Një shumicë prej 17 anëtarëve votuan në favor të masës. Taksa do të shkonte nga 30 CHF në 120 CHF për pasagjer në varësi të distancës së fluturimit dhe klasës, shkruajnë mediat zvicerane.

Pasagjerët që kalojnë nëpër Zvicër nuk do të paguanin taksën, përcjell albinfo.ch.

Ata që udhëtojnë me avionë privatë do të ngarkoheshin ndryshe.

Çdo fluturim do të tatohej midis 500 CHF dhe 5,000 CHF bazuar në madhësinë dhe përdorimin e avionit.

Trajnimet dhe fluturimet e provës dhe disa avionë të lehtë nuk do të tatohen. Ky propozim u mbështet nga 17 vota me 7 nga komisioni.

Komisioni gjithashtu vendosi që 49% e taksës së fluturimit të hynte në një fond klimatik.