Fjalë Kyçe

Nitaj paralajmëron Kurtin: Presidenti mund të tregohet tolerant për 3-4 ditë, jo pa kufi

Nitaj paralajmëron Kurtin: Presidenti mund të tregohet tolerant për 3-4 ditë, jo pa kufi

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar përsëri për situatën e fundit politike të krijuar në Kosovë, me mosformimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj e ka quajtur liderin e VV-së, Albin Kurti si “mandarin që mrizon nën hijen e Kushtetutës”, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, në këtë situatë presidenti mund të tregohet tolerant për 3-4 ditë, mirëpo jo në pakufi.

Postimi i plotë i Nitajt në Facebook:

Mandatari që mrizon nën hijen e KushtetutësKushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë situata se një ditë një njeri mund edhe të mos shkojë ta marrë mandatin për krijimin e Qeverisë!Ata që e kanë hartuar (ekspertët e huaj) nuk e kanë llogaritur se politikanët e këtij vendi janë marifetxhi dhe nuk e kuptojnë se disa gjëra, edhe pse të pashkruara, janë të përcaktuara sipas procedurave elektorale demokratike dhe prandaj janë të nënkuptueshme! Kjo i bjen sikur të mos e njohësh ditën-ditë e natën-natë, sepse kjo nuk qenka e specifikuar në Kushtetutë!Ekspertët e brendshëm, shumica të përlloçur politikisht, tash na shesin mend dhe asnjëri prej tyre nuk thot se marrja e mandatit menjëherë e pa vonesa është e nënkuptueshme dhe s’ka pse të sanksionohet me Kushtetutë sepse është një çështje puro procedurale, por nxjerrin vickla për hesape politike!Marrja e mandatit ēshtë procedurë dhe Presidenti mund të tregohet tolerant për 3-4 ditë e jo në pakufi, por me gjaë edhe ai po tutet nga “Kushtetuta Gogol” e cila edhe me kontributin e tij, është shndërruar në instrument për rrëzimin e njerëzve nga pushteti!Kushtetutat në asnjë vend nuk shkruhen për“kabullxhi” por për njerëz të përgjegjshëm që nuk mrizojnë nën hijen e Kushtetutës!.