Fjalë Kyçe

Pas kërkesës së LDK-së për tërheqjen e Konjufcës nga pozita e kryeparlamemtarit, reagon anëtari i VV-së

Pas kërkesës së LDK-së për tërheqjen e Konjufcës nga pozita e kryeparlamemtarit, reagon anëtari i VV-së

Ali Lajçi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur Gazmend Muhaxhirit, i cili gjatë ditës së sotme kërkoi reflektim nga partia e Kurtit, rrjedhimisht dorëheqje e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlametarit.

Muhaxhiri i ka rikujtuar Kurtit se ka afat deri të dielën për arritje të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe në rast se nuk ka përgjigje pozitive, LDK do të tërhiqet nga bisedimet me Vetëvendosjen.

Lajçi për Radio 1, ka qenë i prerë duke thënë se Glauk Konjufca nuk do të tërhiqet nga posti i Kryetarit të Parlamentit. Madje sipas tij LDK-së se nuk bën të luaj me institucione.

“Me e heq Glaukun nuk është solucion. Është hap edhe juridik, edhe politik i koalicionit. Ata duhet me e marrë vesh, me i lexu gjërat kushtetuese, e di që ata e kanë bukur gazep këtë punë. Unë jam për zgjidhje dhe jo zgjedhje, por dy variantet janë të hapura, dyjat kanë vend edhe zgjedhjet edhe zgjidhjet. Le të gjejnë rrugë gjithsesi. Këtë far peni po e bejnë konop. Prandaj LDK-ja ta dij se nuk ka lojë me institucione. Nëse don LDK-ja le ti heq votat e veta dhe nënkryetarin dhe ne smund ta ndalim. Bëhet fjalë për institucionin, jo për njerëzit tash nuk prishet kjo” ka thënë Lajçi.