Fjalë Kyçe

Pas një ore Grenell arrin në takim me Thaçin

Pas një ore Grenell arrin në takim me Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po takohet në një nga restorantet e kryeqytetit me emisarin special të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenellin.

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se takimi do të fillojë në ora 19:30, por Grenell ka arritur në vendin ku do të mbahet takimi tek pas një ore.

Grenell ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër, ndërkohë të premten udhëton drejt Beogradit.

Emisari special i presidentit Trump, nesër do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, në ora 11:00.