Fjalë Kyçe

PDK hap ekspozitën për kryeqytetin, ka një këshillë për Ahmetin

PDK hap ekspozitën për kryeqytetin, ka një këshillë për Ahmetin

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë hapi ekspozitën për qytetin e Prishtinës para objektit të Komunës së Prishtinës me sloganin “Kryeqyteti i Kosovës nuk e meriton këtë keqqeverisje tash e 20 vjet”.

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Vivianit Fejza tha me këtë rast se kryetari Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka harruar kryeqytetin dhe është duke u marrë me çështje nacionale, me bisedimet Kosovë-Serbi. Sipas tij, Prishtinës i mungon infrastruktura rrugore, çerdhet, shkollat etj.

Fejza tha se Ahmeti duhet ta marrë shembull për të mirë punën që është duke bërë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.