Fjalë Kyçe

Pesë të lënduar në një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Gjilan

Pesë të lënduar në një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Gjilan

Rruga Prishtinë – Gjilan është aksi rrugor me më shumë aksidente. Një i tillë ka ndodhur edhe sot pasdite.

Në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona janë lënduar.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi