Fjalë Kyçe

“Po mbytemi”, jahti me turistë austriakë jep alarmin afër Durrësit

“Po mbytemi”, jahti me turistë austriakë jep alarmin afër Durrësit

Mbrëmjen e sotme një jaht me turistë austriakë ka dhënë alarmin për një defekt tre milje larg Gjirit të Kallmit në Durrës.

Alarmi është dhënë pranë kapitenerisë së Durrësit, duke kërkuar ndërhyrjen e rojës bregdetare.

Motori i jahtit me flamur austriak është fikur kjo si pasojë edhe e motit të keq.

Kapiteneria e Portit po dërgon mjetin Rimorqator për t’i shpëtuar.

Në jaht ndodhet tre shtetas austriakë.