Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës shkel rëndë rregullat në komunikacion

Policia e Kosovës shkel rëndë rregullat në komunikacion

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sot kanë thyer rregullat e komunikacionit në dy raste. Njëri me autobusë të Policisë në Prishtinë, ndërsa tjetri me veturë në rajonin e Mitrovicës.

Policia e Kosovës është cilësuar si njëra ndër njësitet policore më të mira në Europë dhe rajon.

Ata shumë shpesh bëjnë gabime, e sidomos në komunikacion, pikërisht në vendin ku ata duhet të jenë shembull për vozitësit e tjerë.

Mirëpo sot në dy raste, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë zhgënjyer qytetarët, duket thyer tej mase rregullat e komunikacionit.

Në rastin e parë në Prishtinë, shihet një autobus i Policisë së Kosovës duke u kthyer tek tuneli i Termokosit. Tek kjo pjesë rruga është dykahshe dhe ka shumë qarkullim të madh të veturave.

Siç shihet edhe në fotografi, fluksi i veturave ka qenë i madh, por fatmirësisht autobusi është kthyer pa pengesë.

Në rastin e dytë, një fotografi e publikuar te ‘Maraklit e kerreve’, shihet vetura e Policisë duke tejkaluar një autobus në vijë të plotë.

Këto gabime që ka bërë sot Policia, janë të ndëshkueshme me ligj dhe gabime të tilla në komunikacion kushtojnë shumë për shoferët.