Fjalë Kyçe

Porosia e Grenellit pas takimit me Kurtin: Hiqni taksën dhe punoni drejt zhvillimit ekonomik

Porosia e Grenellit pas takimit me Kurtin: Hiqni taksën dhe punoni drejt zhvillimit ekonomik

I dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd i presidentit Donald Trump, ambasadori Richard Grenell, ka përfunduar takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Menjëherë pas këtij takimi, Grenell deklaroi se çështja e krijimit të qeverisë nuk është çështje e tij dhe se nuk i intereson.Ai deklaroi se i kishte thënë Kurtit që edhe vende si Britania e Gjermania kanë pasur probleme me krijimin e koalicioneve për qeverisje.

Grenell u shpreh se ekonomia është fokusi i tij duke marrë shembull suksesin e administratës Trump.