Fjalë Kyçe

Pse tre kryetarë të komunave duan karrigen e deputetit?

Pse tre kryetarë të komunave duan karrigen e deputetit?

Tre kryetarë të komunave të Kosovës ia kanë mësyrë postit të deputetit, ndonëse mandati i tyre në komunat përkatëse nuk përfundon edhe dy vjet.

Njohësit e rrethanave politike kandidimin e tyre e shohin si strategji të partive për të tërhequr vota, shkruan”Zëri”.

Tre kryetarë të komunave të Kosovës ia kanë vënë syrin karriges së deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kryetari i Shtimes Naim Ismajli dhe ai i Obiliqit Xhafer Gashi kanë nisur fushatën e tyre për mandatin e deputetit, ndonëse po lënë në gjysmë mandatet e tyre në komunat përkatëse.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kandidatura e tyre është vetëm strategji e partisë për të mbledhur sa më shumë vota. Ata thonë se në këtë mënyrë po deformohet vullneti qytetar, pasi në të gjitha rastet kryetarët e komunave ua lënë mandatet e fituara të tjerëve në parti.