Fjalë Kyçe

Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë janë të rrezikuar në vendin e punës

Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë janë të rrezikuar në vendin e punës

Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë mbesin njerëzit më të rrezikuar në vendin e tyre të punës.

Sot gjatë ditës në lagjen “Aktash” të Prishtinës, punëtorët që janë duke punuar në një ndërtese të lartë janë parë duke punuar pa masa mbrojtëse.

Në temperature të larta ata janë parë duke u ngjitur në kran pa pasur asnjë masë mbrojtëse duke rrezikuar jetën e tyre.

Përveç  që kanë rrezikuar jetën e tyre këta punëtorë kanë rrezikuar edhe kalimtarë pasi që kanë punuar gjatë tërë ditës pa e lokalizuar hapësirën e punës.