Sot është e mbyllur për qarkullim të automjeteve në rrugën ‘Nazim Gafurri’, për shkak të punimeve të asfaltimit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook.
Lidhur më këtë, ka njoftuar edhe qytetarët frekuentues të trafikut urban me numër katër.
“Stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën “UÇK” përballë ndërtesës së vjetër të Komunës”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.