Fjalë Kyçe

Rama injoron krejtësisht dorëheqjen e Haradinajt

Rama injoron krejtësisht dorëheqjen e Haradinajt

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur reagime të shumta në Prishtinë e Tiranë. Shumica vlerësojnë aktin e tij prej shtetari dinjitoz dhe shprehin mbështetje për të.

Reagimet të shumta ka pasur nga shteti shqiptar. Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës reagoi presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i diasporës, Pandeli Majko, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ish-ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati.

Por ajo që po tërheq më shumë vëmendje është fakti se kryeministri i Shqipërisë nuk ka bërë asnjë deklaratë deri më tani.

Kryeministri i Shqipërisë kohët e fundit kishte një ftohje me Ramush Haradinajn pas deklaratave të këtij të fundit se Rama e kishte detyruar në Samitin e Berlinit që të ndryshonte mendim për taksën ndaj Serbisë.

Me dorëheqjen e Ramush Haradinajt pritet që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.